27,11,2024

Komuna e Ferizajt ndërton 200 vend-parkingje nëntokësore në projektin “Bashkimi i Qytetit”

Must Read

Projekti mbi katër milionësh i ashtuquajtur “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj ka arritur në një cikël të punimeve e që pritet në vitin e ardhshëm të finalizohet.

Në kuadër të këtij projekti, janë ndërtuar rreth 200 parkingje nëntokësore me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve në qendër të qyteti.

Kryetari i kësaj komune Agim Aliu ka thënë për Kohën se në këtë projekt është punuar pothuajse vazhdimisht edhe gjatë kohës së pandemisë pasi që lëvizja e qytetarëve dhe e automjeteve ka qenë më e vogël.

Sipas tij, gradualisht projekti “Bashkimi i Qytetit” si një projekt unik dhe i vetmi në Kosovë po e merr formën dhe pamjen e duhur ashtu siç është projektuar.

“Ky projekt e lehtëson qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve sepse ka disa nënkalime që e bashkon qytetin. E veçanta është se jemi duke e zhvilluar këtë projekt shumë transformues në ‘zemër’ të qytetit të Ferizajt, andaj është duke u ndërtuar edhe një parking nëntokësorë për 200 vend-parkingje të veturave që praktikisht e zgjidh çështjen e funksionalitetit, sigurinë, kaosin urban etj”, ka thënë Aliu për Koha.net.

Sipas tij, projektet në Ferizaj janë duke u ndërtuar në një vizion që e kanë kërkuar edhe vet qytetarët.

“Projekti ‘Bashkimi i Qytetit’ është më i miri deri më tash në nivel të Republikës së Kosovës, sepse prej më shumë se dy dekada ky qytet nuk ka pasur ndonjë ndryshim apo transformim më të madh”, ka deklaruar Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img