05,05,2024

Ja arsyeja që përloti Mozzik në skenën e “Shiko Kush LUAN”

Must Read

Mozzik ishte i ftuar në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

Mes emocionesh të forta Mozzik performoi disa nga HIT-et e tij më të dashura të publikut; ku ndër to ishte dhe “HANA”, kënga kushtuar vajzës së tij.

Pak para performancës së reperit Luana i dedikoi një intervistë në lidhje me Hanën; ku Mozzik nuk mundi të mos emocionohej teksa fliste për të voglën e tij.

Në fund të intervistës moderatorja e pyeti se cili është mesazhi që do të donte të merrte Hana nga kjo intervistë nëse e sheh një ditë?

“Hanës do i thoja që babi të do shumë. E gjithçka kam bërë,e do të bëj do jetë gjithmonë vetëm për ty e të mirën tënde”, u përgjigj me lot në sy Mozzik; duke na emocionuar të gjithëve./ Top Channel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img