Si asnjëherë më parë, bujqit e fermerët ferizajas kanë vëmendjen e qeverisjes lokale të udhëhequr nga Kryetari Agim Aliu. Janë të shumta thirrjet publike për subvencione, mekanizëm bujqësor e gjithë nevojat që kanë fermerët përgjatë gjithë kësaj periudhe qeverisje, që ka bërë që përfitues të jenë mijëra fermerë e bujq ferizajas.
Së fundmi, është thirrja publike për përkrahjen e fermerëve me pleh artificial, që ka publikuar Drejtori e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj. E shpëndarjen e saj e bënë zyrtarët e kësaj drejtorie, prirë nga drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami.
Ky i fundit tha se Drejtoria që udhëheq po shpërndan 150.000 kg pleh artificial NPK 15:15:15 per kultivuesit e grurit të cilët kanë dorëzuar kërkesat e tyre në Drejtori pas shpalljes së thirrjes për aplikim. Ai shtoi se kjo mbështetje është e vazhdueshme dhe se si e tillë po shpërndahet në mënyre proporcionale dhe do të vazhdoj edhe ditëve në vijim.
Bujqit e fermerët ferizajas kanë mbështetjen e plotë nga autoritetet komunale, si asnjëherë më parë, që përmes ndihmës konkrete, të ngrisin, zhvillojnë dhe të arrijnë mirëqenien me produktet që kultivojnë.