Bajrush Xhemaili ka reaguar pas arrestimi të udhëheqësve të UÇK’së, duke e quajtuar këtë kidnapim, dhe të turpshëm, shkruan Gazeta Metro.
Xhemaili ka kërkuar që të reagojnë institucionet e vendit ndaj këtij veprimi të papranueshëm
“Veprime të tilla si keto, apo si më herët publikimi i jashtëligjshëm, joprofesional dhe tendencioz i propozim aktakuzave të Presidentit Thaçi dhe Kryetarit Veseli, rrjedhja e dosjeve konfidenciale, e shumë skandale të tjera, po vazhdojnë ta dëmtojnë reputacionin e kësaj gjykate dhe të përforcojnë bindjet e të gjithëve se kjo gjykatë është gjykatë raciste, politike dhe joprofesionale”, ka shkruar Xhemajli në Facebook.
Ky është reagimi i plotë:
Bastisja e zyreve të OVL të UÇK-së dhe arrestimi në formë kidnapimi i udhëheqësve të saj nga misioni i EULEX me instruksione të Gjykates speciale, pa prezantuar urdhër/arrestin për bastisje dhe në mënyrë krejt jotransparente, me skena komplet të panevojshme të cilat më shumë ngjasojnë në filma, janë të turpshme si veprime dhe nuk i bëjnë nder Gjykatës Speciale si institucion.
Kjo gjykatë është themeluar si institucion që vepron mbrenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosoves, prandaj kjo nderhyrje e EULEX-it, në emër të kësaj gjykate, duke pasur organet vendore te Policisë, është krejtësisht e pakuptimtë.
Veprime të tilla si keto, apo si më herët publikimi i jashtëligjshëm, joprofesional dhe tendencioz i propozim aktakuzave të Presidentit Thaçi dhe Kryetarit Veseli, rrjedhja e dosjeve konfidenciale, e shumë skandale të tjera, po vazhdojnë ta dëmtojnë reputacionin e kësaj gjykate dhe të përforcojnë bindjet e të gjithëve se kjo gjykatë është gjykatë raciste, politike dhe joprofesionale.
Ftoj institucionet e vendit që të veprojnë në mbrojtje dhe konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit!