22,11,2024

OVL të UÇK-së i mbërrijnë në zyrë 4.000 dosje nga Specialja, nuk dihet përmbajtja e tyre

Must Read

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale mëngjesin e sotëm ka arritur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë. Deri më tani, nuk dihet kush e solli, por sipas anëtarëve të kësaj organizate ky material dëshmon se Gjykata Speciale është politike.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Husni Gucati, tha se në orën 09:15 ka arritur një pakë me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale.

“Sot në ora 09:15 të mëngjesit ka ardhur një paketë në Organizatën e Veteranëve që nuk e dimë kush e ka sjell atë paketë, , kah ka ardhur në korridorin tonë. Në këtë ë ka ardhur tek ne që po i shihni këto materiale para jush janë dikur afër 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale”, tha Gucati.

Më shumë detaje rreth këtyre dosjeve dha nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj i cili tha se në këto materiale dëshmohet se deputetë dhe qeveria që e votoi Gjykatën Speciale ka rënë pre e aparatit serb. Madje deputetët që e votuan këtë gjykatë i ka quajtur edhe faqezi.

“Në fakt në fillim pak na ka befasuar, por për ne si Organizatë e Veteranëve jemi befasuar për të mirë sepse po e dëshmon atë që më së pari deputet tanë ,qeveria jonë dhe ata të cilët e kanë votuar këtë gjykatë defenitvisht dëshmohet që janë pre, janë faqezi janë renegat dhe janë njerëzit më të dëmshëm dhe nuk ia duan të mirën Kosovës përkundër asaj që kërkojnë votën dhe thonë që po punojnë për shtetin. Sepse të legjitimosh, të arsyetosh një gjykatë një etnike, të arsyetosh një gjykatë qoftë edhe me emër ndërkombëtar që fatkeqësisht do ta shihni këtu që kanë rënë pre e dhe karrem i vetë Serbisë sidomos i njerëzve të aparatit shtetëror të Millosheviqit kanë dëmtuar Kosovën dhe po vazhdojnë ta dëmtojnë pikërisht në të dhënat dhe bashkëpunimin me aparatin shtetëror të Millosheviqit që edhe në kohën e sotme që funksionin”, tha ai.

Haradinaj tutje tha se në këto faqe deri aty ku kanë arritur t’i lexojnë kanë parë me emër dhe mbiemër dhe adresat e sakta të dëshmitarëve të Gjykatës Speciale.

“Ne kemi parë një material, dosje që diku kenë katër kopje po duken këtu 1 mijë e 200-300 faqe se nuk munda me lexua…Dhe atë që e kemi vërejtur është kështu shohim që këtu Klint Wilianson ka qenë në lidhje direkte me Vladimir Vuçkoviç dhe Millovan Draçun ku kërkohet bashkëpunim dhe ndihmë për formimin e kësaj gjykate , ku pastaj David Shwendiman dhe kryeinspektori i lartë Kwai Hong IP që shkruan këtu kanë bashkëpunuar me këta persona dhe kanë bashkëpunuar edhe me zëvendësprokurorin e Serbisë, Dragolub Stankoviç dhe Ana Mutaviç. Çka është më e keqja shkarazi po them këtu janë emrat e të gjithë dëshmitarëve që ata thonë se I kemi mbrojtur dhe tash ku është arsyeja. Përpos që kemi thënë se ka të këqija ku është logjika e mbrojtjes së dëshmitarit, derisa të dhënat e tyre sekrete me emra dhe mbiemra shqiptar, romë, serb çdo person e ka datën kur në cilin vend është marr në pyetje. Ka edhe deklarata. Më e keqja është se të gjitha këto deklarata kërkohen si bazë deklarata e tyre nën dhunë që janë dhënë në vitet 98-99’ me presion dhe kërkohen që edhe njëherë t’i verifikojnë ato”, tha Haradinaj.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së tha se edhe faktori ndërkombëtar ka rënë pre e gjykatave të aparatit shtetëror të Sllobodan Millosheviqit.

Haradinaj tha se këto dosje të pranuar do t’i dorëzojnë edhe në Prokurorinë Speciale dhe po ashtu do ua dorëzojnë nga një kopje të gjithë deputetëve që e votuan Gjykatës Speciale.

Për Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjykata Speciale është inekzistente, pasi sipas tyre tani edhe ashtu i ka kaluar mandate.

“Nuk e di se cila është arsyeja dhe aq më pak që deputetët tanë e aq më keq presidenti ynë del e fton për vazhdimin e kësaj gjykate kur ligjërisht kësaj i ka kaluar afati. Organizata e veteranëve të luftës do të mbroj ose është për zbulimin e kri meve, pra ja që këto dëshmuan se këta janë të orientuar në mënyrë selektive në mënyrë raciste dhe janë thjeshtë duke punuar në ndihmën dhe kanë bashkëpunëtor njerëzit e njëjtë të cilit ishin ne aparatin e Millosheviqit, kryen masakra në emër të Millosheviqit dhe tani na dalin si heronj të zbulimit të kr imeve për shqiptarët sepse disa shqiptar po thirren këtu .Ne këtë do e dorëzojmë edhe Prokurorisë tonë Speciale, do ua lëshojnë një kopje edhe atyre faqezinjve në parlament që kanë fytyrë dhe të paktën ta dinë fëmijët e tyre çka kanë votuar. E kuptoj tani Klint Wilianson edhe David Shwendiman pse kanë dhënë dorëheqje sepse kanë parë dhe me siguri shpresoj t’i ketë vrarë ndërgjegjja…Kjo dëshmon se kjo gjykatë është kryekëput politike me baza politike…këto shënime pa marr parasysh se kush i ka marr unë mendoj se kjo tregon se më tepër sesa skandaloze dhe është turp ”, u shpreh Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img