25,11,2024

Hakerët sulmojnë HIB Petrolin, dyshohet që morën të dhëna të rëndësishme të qytetarëve e institucioneve

Must Read

Dosje voluminoze me të dhëna tejet të rëndësishme të klientëve, detaje të marrëveshjeve milionëshe e bashkëpunëtorëve të kompanisë së derivateve HIB Petrol dyshohet se u kanë rënë në dorë një grupi hakerësh.

Gazeta Infokus ka marrë vesh se afro një muaj më parë serverët e kompanisë në të gjitha pikat janë sulmuar njëherësh duke u pamundësuar përgjegjësve të kenë qasje në të dhëna.

“Të gjithë kompjuterët janë sulmuar. Nuk ka mundur askush të hyjë e as ekspertët e teknologjisë informative të HIB-it nuk kanë pas mundësi me ndalë”, i ka thënë Gazetës Infokus një burim i afërt me këtë zhvillim brenda kompanisë.

Skandali mendohet së është mbajtur i fshehur për më shumë se një muaj nga kompania, derisa Gazeta Infokus është interesuar për natyrën e të dhënave që kanë mundur të bien në duar të hakerëve.

Madje për këtë dyshohet se as Policia e Kosovës nuk është njoftuar me kohë.

Kështu ka lënë të kuptohet edhe drejtori i HIB Petrol, Hysen Lajqi, i cili ka konfirmuar sulmin, por as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar nëse e kanë paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.
Megjithatë, ai mohon që hakerët të kenë marrë të dhëna të rëndësishme të klientëve që ruheshin në databazat e kompanisë, e cila furnizon edhe një numër të madh të institucioneve e kompanive kosovare.

Sulmi i pasuksseshëm i bërë ndaj HIB Petrol para pak kohësh, në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në ekspozimin e të dhënave të kompanisë HIB Petrol, e aq më pak të dhënat e konsumatorëve të produkteve dhe shërbimeve tona”, ka thënë Lajqi.
Sipas tij, pavarësisht tentimit për sulm ndaj HIB Petrol, të dhënat e konsumatorëve janë 100 për qind të sigurta dhe pa asnjë gjasë për ekspozim tek asnjë palë e pa-autorizuar.

HIB Petrol e merr me shumë seriozitet ruajtjen dhe mbrojtjen e privatësisë së çdo konsumatori të saj, prandaj edhe zbaton masat më të rrepta të sigurisë për mbrojtjen nga sulmet qëllim-kqija të cilat synojnë kompremetimin e të dhënave të kompanisë”, ka thënë Lajqi në një përgjigje për Infokus.

Ky nuk është rasti i parë i sulmeve kibernetike ndaj bizneseve në Kosovë këtë vit.

Një grup hakerësh të pa njohur deri më tani në fillim të vitit kanë sulmuar llogaritë bankare të klientëve të Bankës Ekonomike në Kosovë.

Mentor Hoxhaj, ekspert i sigurisë kibernetike, pati publikuar informacionin se të dhënat e qytetarëve tanimë janë në duar të pasigurta. Ai ka bërë publike edhe fotografi të të dhënave të publikuara nga hakerët, shkruan gazeta inFokus.

Sipas tij, dyshohet se sulmi realizuar ne fund te muajit shkurt 2020 ndërsa sulmi u bë i ditur nga Medium dot com më 21 Prill 2020.

Ekspertët e sigurisë së informacionit si në këtë rast alarmojnë për rrezikun që u kanoset llogarive të qytetarëve nëse të dhënat personale bien në duar të gabuara.

Gazeta Infokus është duke pritur edhe përgjigje nga policia për këtë rast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img