Me pikëllim të thellë, morëm mbrëmë lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arif Topalli.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Agim Aliu, përmes telegramit i shpreh ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe të njohurve të të ndjerit.
“Ferizajt iu shkëput nga kjo jetë, një qytetar shembull e luftëtar i lirisë në radhët e gjata të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndarja e parakohshme nga jeta e veteranit Arif Topalli na pikëlloi të gjithëve. Ngushëllime familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës” mbyllet telegrami i ngushëllimit.