12,01,2026

Ja çka do të ndodhë nëse nxënësit kosovarë dalin me Covid-19

Must Read

Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ka dhënë detaje se si do të veprojnë në rast se në shkollë, paraqiten rastet me Covid-19, qoftë te nxënësit apo edhe te mësimdhënësit.

Rexhaj theksoi se mësimdhënësit mbi 60 vjeç duhet të gjejnë forma për t’i përkrahur.

Ai në Tv Dukagjini, tha se ekziston protokoli prej një skenari në tjetrin.

“Skenari dihet, është A mësimi mbahet në shkollë, B; mësimi i kombinuar dy ditë në shkollë, tri ditë në shtëpi, C;, është në rast të përkeqësimit të gjendjes mbahet mësimi online. Infektohet një fëmijë në klasë, izolohet fëmija, thirren prindërit, klasa dhe mësuesi shkon në shtëpi dy javë dhe mësojnë online në kushte izolimi”, pohoi ai.

“Shkolla që nëse tri ditë i ka nga pesë raste, task forca komunale mblidhet dhe vendosin të mbyllet krejt shkolla dhe me kaluar online, pastaj pas dy jave vendos task forca me ndihmën e Institutit të Shëndetit Publik. Në rast se një komunë kemi dy, tri ditë radhazi më shumë se 10 raste të të infektuarve në shkollë, atëherë mbyllet e gjithë komuna, duke kaluar online”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img