10,11,2025

Nënkryetari Gavazi priti drejtues të KFOR-it amerikan në Ferizaj, diskutohet gjendja epidemiologjike dhe e sigurisë

Must Read

Nënkryetari i Ferizajt, Arton Gavazi takoi sot komandantin dhe zv.komandanten e njësisë LMT- të KFOR-it amerikan.

Ky takim i pari pas ndërrimit të komandës, shërbeu fillimisht për njohjen me situatën epidemiologjike në Ferizaj, menaxhimin e saj si dhe gjendjen e përgjithshme të sigurisë.

Nënkryetari Gavazi dha një pasqyrë të gjendjes në dy plane, atë të shëndetit publik dhe të sigurisë. Ai tha se autoritetet janë në krye të detyrës për mirëmenaxhimin e situatës.

Mysafirët nga KFOR-i amerikan shprehën vullnetin e tyre për të ndihmuar autoritetet në këtë drejtim si dhe intensifikimin e bashkëpunimit në dobi të shëndetit publik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img