20,11,2024

Ekspertë të ASAS instalojnë platformën e mësimit në distancë në UShAF

Must Read

Në kuadër të projektit për mësimin në distancë në arsimin e lartë akademik dhe të vazhdueshëm – zhvillimin e programeve në distancë dhe në prezencë, ekspertë të tëknologjisë informative të Shkollës Austriake të Studimeve të Aplikuara (ASAS), Herbert Schair dhe Gunther Malzner, qëndruan në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).

Fillimisht, përfaqësuesit e ASAS, i priti në takim Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili i falënderoi për bashkëpunimin dhe bisedoi me ta rreth hapave të ardhshëm për realizimin e projektit.

Gjatë qëndrimit 5 ditor në UShAF, ekspertët e ASAS, instaluan platformën e mësimit në distancë, e cila është e nevojshme për realizimin e mësimit online. Poashtu, mbajtën trajnim për menaxhmentin e UShAF rreth mënyrës së përdorimit të kësaj platforme, mbajtjen e provimeve online, mënyrën e testimit, etj.

Projekti për mësimin në distancë në arsimin e lartë akademik dhe të vazhdueshëm – zhvillimin e programeve në distancë dhe në prezencë, është projekt i UShAF dhe ASAS të cilët së bashku do të lansojnë mësimin në distancë në Kosovë duke krijuar trajnime të çertfikura universitare në distancë për studentët dhe profesionistët e punës, që do të ofrohen nga UShAF dhe Universitetet Austriake ose partnerët e tyre implementues. Veç tjerash, pritet që projekti të krijojë shkëmbimin e njohurive në prezantimin e mësimit në distancë, i cili do të kontribuojë në rritjen ose forcimin e punësueshmërisë së studentëve dhe profesionistëve në Kosovë. Po ashtu, studentët do të pajisen me diplomë të përbashkët nga UShAF dhe Universiteti i Graz-it.

Projekti është financuar nga Austrian Development Agency (ADA) dhe ASAS.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img