06,01,2025

Thaçi dekreton Ligjin për Buxhetin, i hap rrugë ekzekutimit të pagesave për qytetarët

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka dekretuar Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij.

Thaçi ka thënë se ka bërë dekretimin e këtij ligji sapo e ka pranuar me qëllim që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemis.

Ai ka thënë se hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

“Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Ekzekutivi i vendit jam i bindur se do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë. Por, prioritet dhe qëllim i përbashkët i të gjithë neve është lehtësimi i pasojave të pandemisë dhe menaxhimi sa më i mirë i kësaj situate”. ka shkruar Thaçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident tragjik në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jetën shoferi

Sot më 4 janar 2025, rreth orës 07:10, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img