27,04,2024

Kur të gjithë pushojnë, automobilistët i ndezin motorët – në radhë Brezovica 2020

Must Read

Në kohën kur po thuaj të gjitha aktivitetet sportive kanë përfunduar, automobilizmi vazhdon të jetë aktual me garat në disiplinat e ndryshme.

Në këtë fundjavë, në shtegun atraktiv të Brezovicës mbahet gara e tretë e disiplinës malore, e cila gjithsesi pritet me interesim të madh për faktin se garuesit janë mobilizuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe rivaliteti është mjaft i madh.

Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Auto Klubin Ferizaj dhe institucionet tjera relevante i ka marrë masat që gara të zhvillohet sa më mirë që është e mundur përkundër faktit që jemi në situatë të pazakonshme për shkak të pandemisë me koronavirus.

Të shtunën, si zakonisht, bëhet paraqitja në garë (09:00 – 10:30), kontrollimi teknik i veturave dhe dy vozitjet testuese, derisa të dielën po ashtu pas procedurave të zakonshme në program janë dy vozitjet zyrtare, duke filluar në orën 12:00.

FASK kërkon mirëkuptim nga qytetarët që në pjesa e rrugës në të cilën mbahet gara, në intervale të caktuara kohore do të jetë e mbyllur për veturat civile, por që do të bëhen përpjekje që pritjet e tyre të jenë sa më të shkurtra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img