22,11,2024

Qalaj nga Ferizaj u thotë policëve të marrin masa ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë vendimet e Qeverisë për Covid-19

Must Read

Situata dhe zhvillimet e fundit në vend, rreth pandemisë Covid -19, numri në rritje i qytetarëve me këtë virus në vendin tonë dhe  kërkimi i mënyrave  në lidhje me parandalimin e virusit, ishin në qendër të diskutimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj gjatë vizitës së djeshme në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Qalaj, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, përveç diskutimeve për masat dhe angazhimet policore ndaj pandemisë, nga drejtues të DRP-së së Ferizajt, kërkoi implementim të plotë të Planit të ri Operacional të Policisë së Kosovës, i cili parasheh marrjen e të gjitha veprimeve policore me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe shëndetit publik.

“Në këtë takim, drejtori Qalaj, theksoi faktin e marrjes së masave ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë  masat dhe vendimet e institucioneve shtetërore të parapara ndaj pandemisë COVID-19”, thekson komunikata.

Edhe nga takimi në DRP-në e Ferizajt, drejtuesit e Policisë së Kosovës iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë dhe ti zbatojnë udhëzimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë, në mënyrë që së bashku të arrijmë ta parandalojmë dhe luftojmë përhapjen e virusit.

SAMSUNG DIGITAL CAMERA
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img