30,07,2025

Nisën punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Balaj

Must Read

Intensifikimi i projekteve infrastrukturore po shënon këtë fazë investimesh anembanë në territorin e Ferizajt.

I tillë ishte edhe projekti që sot u inspektua nga drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe nënkryetari Arton Gavazi, që parasheh rregullimin e infrastrukturës në fshatin Balaj, përkatësisht asfaltimin e rrugëve dhe infrastrukturës përcjellëse.

Sipas drejtorit Bytyqi, ky projekt që ka një kosto prej afro 350 mijë eurove është tejet i rëndësishëm për banorët e këtij fshati duke paraparë asfaltimin e rrugëve, rregullimin e trotuareve dhe infrastrukturën nëntokësore në këtë fshat, e që sot nisi me rregullimin e kanaleve të ujërave atmosferike për të vijuar ditëve në vijim me intensifikimin e punimeve në infrastrukturën rrugore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Murtaja Afrikane e Derrit: AUV ndalon importin e derrave, gjedheve, deleve dhe dhive nga Serbia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur masë ndalese të përkohshme për importin e kafshëve të gjalla të llojit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img