12,11,2025

Drejtues të shëndetësisë në Ferizaj rrisin kujdesin edhe në Qendrën e Shëndetit Mental

Must Read

Në këtë situatë të rënduar të pandemisë COVID-19, përkundër angazhimeve të shumta të stafit mjekësor, nuk janë lënë mënjanë pa shërbime mjekësore edhe personat me prapambetje mendore të Shtëpisë Integruese në Komunitet, si kategori e rrezikuar nga infeksioni.

Sot, Drejtori i DSHMS-së, z. Bekim Ademi së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, dr.Nadire Ymeri dhe Kryeshefin e DMF-së, dr.Albert Sherifin, vizituan këtë qendër, ndërsa ekipi mjekësor u ofroi vizita mjekësore banorëve të kësaj qendre, të cilëve sipas indikacioneve do t’u bëhen edhe analizat laboratorike.

Gjithashtu, për personelin u dhanë udhëzime që të zbatohen rekomandimet e IKSHPK-së dhe masat mbrojtëse nga infeksioni, ashtu siç zbatohen te tërë popullata.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img