Ish këshilltari i MSH, Gëzim Kokollari ka kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë Zemaj, që sa më shpejt të licencohen laboratorët privat dhe përmes tyre të rritet numri i të testuarve e ku si rezultat shumë shpejt do të kishte një pasqyrë reale për personat e infektuar me Covid-19.
Sipas Kokollarit kjo edhe do të ishte bazë për masat e mëtutjeshme të Qeverisë në luftë kundër koronavirusit
Ky është postimi i plotë i ish këshilltarit në Ministrinë e Shëndetësisë, Gëzim Kokollari.
Statistikat sa më të sakta në çdo sferë e ndihmojnë shtetin në krijimin e politikave të mirëfillta.
Në rastin e sëmundjes infektive Covid 19, shtetit i duhet të ketë sa më shumë persona të testuar me të vetmin qëllim të ndërmerren hapat tjerë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve , lehtësimin e jetës së tyre dhe njëkohësisht lehtësimin e të bërit biznes.
Prandaj do të ishte mirë që ministria e shëndetësisë ti licencoi sa më shpejtë që është e mundur laboratorët privat që i plotësojnë kushtet për të bërë testimin e Covid 19, natyrisht me çmime të përballueshme për qytetarët.
Brenda 10 ditë do të dihet numri i saktë i të infektuarve.