17,07,2025

Ata që nuk i regjistruan mjetet për shkak të COVID-19 duhet t’i kryejnë detyrimet deri më 17 gusht

Must Read

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se pronarët e mjeteve të cilët nuk i kanë vazhduar regjistrimet e mjeteve, apo nuk i kanë regjistruar mjetet e tyre për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia me COVID-19, duhet ta përmbushin detyrimin e tyre deri më datën 17.08.2020.

Deri me këtë datë ju vlen polica e sigurimit dhe certifikata mbi konfirmimin e rregullsisë teknike të mjetit, pavarësisht afatit kohor.

Pas kësaj date, detyrohen ta dorëzojnë policen e re të sigurimit, që nuk duhet të jetë më e vjetër se pesë ditë nga data e lëshimit dhe certifikatën e re mbi konfirmimin e rregullsisë teknike të mjetit, që nuk duhet të jetë më e vjetër se 30 ditë nga data e lëshimit. Për zbatimin e këtij afati do të kujdeset Policia e Kosovës.

Të gjitha llojet e regjistrimit të mjeteve mund të behën në secilën Qendër për Regjistrimin e Mjeteve të rajonit përkatës, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit të mjetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim për qytetarët: Sistemi i ri i tatimit në pronë në përdorim nga 21 korriku

Ferizaj, 16 korrik 2025Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë, më...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img