Këtë të premte Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, ka ftuar anëtaret e Komitetit për Politikë dhe Financa, me ç’rast kanë mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt të këtij komiteti. Në këtë mbledhje i pranishëm ishte nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Fillimisht zyrtari komunal i arsimit Bashkim Bytyqi, para anëtarëve të KPF-së ka dhënë një informatë në lidhje me zhvillimin e mësimit në distance gjatë kohës së pandemisë.
Ndërkaq drejtorja e Administratës së Përgjithshme Aurora Ramadani, ka propozuar që të del në diskutim publik Draft Kodi i Etikës si dhe vënia në diskutim publik e Draft Rregullores për Organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatra, vendbanimet dhe lagjet urbane në Komunën e Ferizajt.
E drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrave kadastrale 614-0, 621-0 dhe 622-1 Z.K Sojevë, propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrave kadastrale 1678-0, 1839-0 dhe 1840-0 Z.K Mirosalë, propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 2595-0 zonën kadastrale në fshatin Greme.
Po ashtu u drejtori Murseli, ka bërë edhe propozim-vendimin për ndarjen e pjesës së ngastrës kadastrale 2529-0 në zonën kadastrale në fshatin Mirash si dhe propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrave dhe pjesëve të ngastrave kadastrale; 2254-0, 2518-0, 2520-0, 2523-0, 2641-0, 2642-0, 2647-0, 2643-0, 70-0, 67-0, 72-0, 71-0, 2062-2 dhe 2069-0 zonën kadastrale në Jezerc.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës kaluan për miratim ne mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet me 30 korrik duke filluar nga ora 10:00 në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizajt.