16,07,2025

Agim Aliu ngushëllon familjen e Dr. Sylejman Rexhepit

Must Read

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, me rastin e ndarjes nga jeta  të reumatologut, Prof. Dr. Sylejman Rexhepi  i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Lajmi për ndarjen nga jeta të Prof. Sylejman Rexhepi na pikëlloi të gjithëve. Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit, ngushëllon familjen Rexhepi, kolegët e të ndjerit, punonjësit shëndetësor dhe gjithë të njohurit.

“Me pikëllim nisa ditën sot. Lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit, mjekut shembullor Sylejman Rexhepi, na pikëlloi thellë. Profesor Sylejmani humbi jetën nga e panjohura e rrezikshme që ka pllakosur botën, mirëpo kujtimi i tij, veprat për pacientët, shembulli i qytetarisë që dha gjatë gjithë jetës së tij, do të rrojnë përherë. U prehtë në paqe shpirti i tij, ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë të njohurve të të ndjerit” përfundon telegrami i ngushëllimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Uji në fokus – drejtori i KRU Bifurkacioni zbulon sfidat dhe projektet për të ardhmen

Ferizaj, 15 Korrik 2025 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni” e cila menaxhon qytetin e Ferizajt, Kaçanikut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img