15,07,2025

Vdes reumatologu Sylejman Rexhepi, ishte infektuar me COVID-19

Must Read

Reumatologu, Sylejman Rexhepi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar  drejtori i Klinikës së Reumatologjisë Dr. Avni Kryeziu.

“Po sot na kanë njoftuar se ka ndërruar jetë reumatologu, Sylejman Rexhepi, si pasojë e virusit COVID-19”, deklaroi ai.

Si pasojë e coronavirusit në Kosovë kanë vdekur 158 persona, në mesin e tyre tre doktorë.

Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 2 mijë e 804.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit, të mbajnë maskat mbrojtëse, të mbajnë distancën dhe higjienën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bllokohen xhirollogaritë bankare në disa komuna, Ibrahimi: Po paralizohet funksionimi i institucioneve

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ndaj bllokimit të xhirollogarive bankare të disa komunave, duke përfshirë Ferizajn,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img