20,11,2024

Votohen pesë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend

Must Read

Sot po vazhdon seanca e kaluar e Kuvendit ku mbetën pesë pika të papërfunduara.

Kryeparlamenmtarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se për këto pika do të votohet direkt, pasi kështu ishin marrë vesh me deputetët e seancës së kaluar.

Ndërsa, në Kuvend me 84 vota për dhe asnjë kundër kanë kaluar sot pesë marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me financa.

Fillimisht pika e tretë “Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financimin e projektit për kadastër të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore ndërmjet Republikës të Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim”, nuk ka kaluar në Kuvend pasi votuan vetëm 62 deputetë ndërsa nevojiteshin 80 sosh.

Këto janë pesë pikat:

1.Votimi i Projektligiit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet

Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar

2. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Bankës Evopiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të ujërave të zeza në Gjilan,

3. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financimin e projektit për kadastër të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore ndërmjet Republikës të Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

4. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit ”Dogana 2020″ ,

5. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evopian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit “Fiskalis 2020”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img