19,11,2024

Komuna e Ferizajt fillon një mënyre te re te komunikimit për diskutimet publike

Must Read

Gjate ditës se sotme Kryesuesja e Kuvendit të Komunës Kristina Gashi-Bytyqi, përmes një konference për medie ka bërë të ditur se që nga sot, qytetaret ferizajas do të kenë më të lehtë formën e komunikimit, për rregullore të ndryshme që do të dalin në diskutim publik. Ajo tha se kështu është filluar një praktikë e re e komunikimit, ku qytetarët do te kenë qasje ne vebfaqën e komunës, ndërkaq vërejtjet, sygjerimet dhe komentet e dokumentit mund t’i dërgojnë edhe përmes postës elektronike.

“Që nga sot po fillojmë një mënyrë të re të komunikimit me qytetarët për konsulta të ndryshme sa i përket akteve normative që kalojnë përmes kuvendit e që duhet  diskutuar edhe me qytetarët. Qytetaret do te kenë mundësi që të qasen në vebfaqën e komunës,  kk.rks-gov.net/Ferizaj dhe tek rubrika “Shërbime” është  një rubrike e veçantë ku pasi të klikojnë do ta kenë mundësi që të shohin edhe draftin e publikuar  dhe pastaj të japin komentet,  vërejtjet dhe  sygjerimet e tyre rreth atij drafti brenda afatit ligjor prej 30 ditë  nga publikimi i atij drafti”, është shprehur Kryesuesja Kristina Gashi-Bytyqi.

Sipas saj kjo është një forme e re e komunikimit me qytetare, sepse ka raste të shumta ku mungojnë qytetaret në diskutimet publike dhe kjo është një mundësi e mirë që edhe në këtë forme të japin kontributin e tyre, për dokumentet që janë në interes të të gjithë qytetarëve.

“Unë besoj kjo do të jetë një motivim shtesë për qytetarët që t’i drejtohen komunës me kërkesat e tyre pasiqë  e kemi vërejtur vazhdimisht që kemi pasur mungesë të qytetarëve në debatet publike, edhe pse kemi bërë thirrje gjithmonë që të marrin sa më shumë pjesë në këto diskutime publike prape ka pasur mungesë, por kjo që po bëhet është një praktikë që po bëhet për herë të parë në Ferizaj dhe kështu do të vazhdohet që të punohet tutje”, është shprehur Gashi-Bytyqi.

Qytetarët që dëshirojnë të japin komentet e tyre për Draft Rregulloren për Dhënien e Tokës së Komunës për Ndërtim dhe Përdorimin e Bonusit  mund ta bëjnë këtë përmes këtij linku:

https://kk.rks-gov.net/ferizaj/ferizaj-4/draft-rregullore-per-dhenien-e-tokes-se-komunes-per-ndertim-dhe-perdorimin-e-bonusit/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img