05,07,2025

Humb jetën edhe një pacient me Covid-19 nga Komuna e Ferizajt

Must Read

Njoftimin për këtë rast e ka bërë vetë kryetari i kësaj komune Agim Aliu, i cili gjithashtu ka njoftuar edhe për rastet e reja dhe të shëruarit nga Ferizaj.

“Sot, humbi betejën me COVID-19, L.Q nga Ferizaj për të cilën i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve. Ndërkohë, pikërisht sot u arrit rekordi i ferizajasve të shëruar nga virusi COVID-19, plot 43 prej tyre dhe u konfirmuan 11 raste të reja të infektuar me këtë virus”, ka shkruar Aliu.

Kujtojmë, që sot gjatë kanë humbur jetën edhe dy persona nga Covid-19, njëri nga Peja dhe tjetri nga Fushë Kosova duke kështu numrin në 138.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm me COVID-19 në Kosovë, ka arritur në 5,735, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë 2,632.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img