14,12,2025

Caritas Kosova ka shpërndarë 5 grante në Ferizaj dhe 6 grante në Mitrovicë

Must Read

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave drejt punësimit në rajonin e Ferizajt dhe Mitrovicës” i mbështetur nga zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Caritas France, Caritas Kosova ka shpërndarë 5 grante në Ferizaj dhe 6 grante në Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut për bizneset ekzistuese dhe të reja.

Përfituesit e granteve janë përzgjedhur pas një procesi të gjatë trajnimi në: menaxhim biznesi, marketing, menaxhim financiar dhe hartim të planit të biznesit.

Shpresojmë që përmes këtyre granteve të lehtësojmë punën e përfituesve përkundër pandemisë e cila ka ndikuar në masë të madhe tërë ekonominë.  Caritas Kosova është gjithnjë e angazhuar që të mbështes fushën e punësueshmërisë si një nga aspektet kryesore edhe për përfshirjen sociale të komuniteteve të disavantazhuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përgatitet për reshjet, fermerët e mirëpresin projektin

Për shkak të vërshimeve të mundshme, Komuna e Ferizajt ka nisur pastrimin e shtretërve të lumenjve, në mënyrë që...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img