18,11,2024

Nisi rregullimi i rrugës 23 kilometërshe Pleshinë- Kashtanjevë, arterie e rëndësishme rrugore e turistike që lidh Ferizajn me Shtërpcën

Must Read

Zhvillimi rural po njeh hov të ri gjatë kësaj qeverisje lokale. Janë dhjetëra projekte që po kryhen anekënd Ferizajt që padyshim po i japim dimension të ri zhvillimi gjithë territorit tonë. I tillë është edhe projekti për rregullimin e rrugës Pleshinë-Kashtanjevë, në të cilën sot nisën punimet. Për të ndjekur nga afër punimet në këtë projekt, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu, nënkryetari i Komunës, drejtorët komunal si dhe nga financuesja e këtij projekti, Ministria e Infrastrukturës, zëvendësministri Xhavit Zariqi.

Rruga që përshkoi kreu i Komunës bashkë me banorët që lidh Pleshinës me Kashtanjevën paraqet një arterie të re jo vetëm infrastrukturore por edhe me ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë lokale, zhvillimin rural e një mundësie shtesë për turizmin.

Për këtë projekt, drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu tha se është investim strategjik, tejet i rëndësishëm që lidh dy komuna, zhvillon zonën dhe i jep mundësi banorëve kashtanjevas por edhe anasjelltas për qarkullim më të shpejt, më të lehtë, pa lënë anash edhe mundësinë turistike që krijon.

“Është një prej projekteve të rëndësishme të Komunës që po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës. Ky projekt realizon shumë qëllime të Komunës, së pari e lidh Ferizajn me Shtërpcën, bile i afrohet edhe Suharekës në bazë të projektit. Është një projekt 23 kilometërsh, ka synimin e zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë. E afron Kashtanjevën shumë afër Ferizajt. Duke u bazuar në faktin që në Ferizaj jetojnë shumë banorë të Kashtanjevës, për kashtanjevasit ky është një projekt shumë i rëndësishëm. Kjo edhe për faktin e ndikimit në turizëm” tha mes tjerash drejtori Aliu i cili shtoi se ky projekt nuk duhet t’i brengos banorët e Kashtanjevës si është bërë projekti tash, sepse ka mundësi të ndryshimeve në projekt që të trajtohet Kashtanjeva si tërësi, sepse është një pjesë e Kashtanjevës e cila ka qenë e patrajtuar gjithherë.

Falënderues për këtë projekt u shprehën edhe banorët e Pleshinës. Kryetari i këtij fshati, Sabedin Mustafa tha se ky është një projekt i qëlluar që do ta rris vlerën e kësaj zone dhe të krijoj mundësi të reja për banorët.

Ky projekt shtrihet në hark kohor 3 vjeçar dhe ka kosto 3,5 milionë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img