01,05,2024

Ngritet aktakuzë për rastin në Ferizaj që tronditi opinionin publik

Must Read

Ferizaj, 26 Qershor 2020-  Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda,Prokurori i Shtetit Veton Shabani, ka ngritur aktakuzë kundër dy (2) personave me inicialet  T.L., dhe D.L, për rastin e vr asjes në komunën e Ferizajt që tronditi opinionin publik.

Sipas aktakuzës, i pandehuri T.L., me datë 08 Dhjetor 2019, rreth orës 18:00 në fshatin Surqinë, komuna e Ferizajt, me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore ka privuar nga jeta tani të ndjerin Sh.B.,duke e qëlluar në pjesën e pasme të kokës me revole, duke i shkaktuar plagë vde kjeprurëse, me ç’rast ka kryer veprën penale“Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Ndërsa, i pandehuri tjetër, D.L., në mënyrë që ta ndihmoj vëllaun e tij, marrin trupin e të ndjerit e fusin në bagazh të veturës duke e dërguar në fshatin Kishnapole dhe e hudhin në një përrockë me qëllim që ti fshehin provat e veprës penale, ku pastaj i pandehuri T.L., shkon tek pompa e derivateve për të blerë benzin dhe kthehet përsëri ne vendin ku kishin hedhur trupin e të ndjerit, me ç’rast e spërkat me benzin dhe ia vë flakën, me ç’rast ka kryer veprën penale   “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vr asje e rëndë  nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 dhe 1.6 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit i ka propozuar  Gjykatës që të konfiskohet arma me të cilën është kryer vr asja si dhe vetura e markës “Porsche Panamera”, e cila ka mundësuar në kryerjen e veprës penale.

Në këto veprime të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar  Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit me dënim adekuat për ngjarjen e rëndë. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img