17,11,2025

Përkujtohen të pagjeturit përmes një aksioni simbolik në Ferizaj

Must Read

Në sheshin ”Adem Jashari” në Ferizaj të rinjtë e këtij qyteti vendosën këpucë si  simbolikë për 1650 personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovës, për të cilët ende nuk dihet asgjë.

Agon Zhinipitoku nga Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, tha se përmes kësaj mënyrë kanë dashur t’i kujtojnë personat që figurojnë si të zhdukur.

“Kjo është simbolikë e personave të zhdukur dhe janë këtu këpucë që simbolizojnë që ata persona ne i presim të gjallë, kjo është një plagë që ende është e hapur për ne dhe përmes këtij aktiviteti kemi dashur të sjellim në kujtesë pikërisht në këtë muaj të çlirimit të Kosovës”, tha Zhinipotoku.

Kurse, të rinjtë thanë se edhe pse nuk e kanë përjetuar luftën, dëshirojnë të përçojnë mesazhe se edhe gjeneratat e reja kanë njohuri për atë se çfarë ka ndodhur para 21 viteve dhe se nuk do ta harrojnë kurrë atë pjesë të historisë së vendit.

“E kemi bërë këtë aktivitet për personat e pagjetur, secila palë e këpucëve e simbolizon një të pagjetur. Ne jemi të lindur pas lufte dhe nuk e kemi përjetuar luftën, por me këtë mundemi me u siguru që nuk mundemi me harru atë çka ka ndodhur gjatë luftës dhe duam ta dimë historinë tonë”, tha Jon Fazliu.

Këto këpucë qëndruan gjatë tërë ditës në sheshin përballë objektit të komunës së Ferizajt, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img