19,05,2024

Vlerësohet lartë kontributi i profesionistëve të shëndetit mendor gjatë pandemisë, Kryetari Aliu ndau mirënjohje

Must Read

Në ambientet e Kuvendit të Komunës, paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorët komunal, atë të arsimit, Afrim Llabjani dhe të Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, edhe me organizatorët e Shërbimit Psikologjik e Logopedik Online, Gyltene Dërguti e Shkëlzen Marevci, ishin nikoqirët e pritjes falënderuese për psikologët, psikiatrit, teologët, logopedët, mjekët familjar e profesionistë të tjerë të angazhuar me shërbimin psikologjik e logopedik online gjatë pandemisë së virusit COVID-19.

Ishte Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu që çmoi lartë këtë angazhim që bënë profesionistët e shëndetit mendor gjatë pandemisë, duke shprehur falënderimin për gjithësecilin prej tyre. Njëkohshëm edhe drejtuesja e këtij shërbimi, njëherit organizatore e këtij projekti Gyltene Dërguti tha se ky shërbim arriti që gjatë pandemisë t’i ofroj qytetarëve në nevojë, një kanal komunikimi duke ofruar konsulta profesionale për nevojat e paraqitura.

Me mirënjohje, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me organizatoren e Shërbimit Psikologjik dhe Logopedik Online, nderuan këta profesionistë të shëndetit mendor e kler fetar: Adelina Rexhepi Braha, Adriana Shillova Ferizi, Albina Jashari, Arta Lubishtani Hoxha, Besa Beqiri Zejnullahu, Besa Çarkaxhiu Bibaj, Besiana Qiraxhiu Asllani, Dafina Xhemajli, Dashurie Salihaj, Drita Demelezi, Emona Parllaku, Festina Krasniqi, Flora Sejdiu Abdullahu, Habibe Llabjani, Kreshnik Avdiu, Qëndresa Shabani, Selvije Mustafa, Sihane Avdiu, Sinavere Koxha, Tringa Mustafa, Valbona Hajdari Zeka, Vjollca Hamdiu, Yllka Bega, Doruntina Asllani, Gyltene Dërguti, Albulena Limani, Besarta Braha Rexhepi, Elona Ismajli, Kaltrina Lohaj, Sadije Abdullahu, Burim Sylejmani, Kastriot Rexhepi, Dr. Drita Lumi, Dr. Burim Karameta, Kastriot Sylejmani, Shkëlzen Marevci, Afrim Llabjani dhe Albion Sherifi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img