19,06,2025

Ka filluar aksion i gjerë për heqjen e deponive të mbeturinave

Must Read

Inspektoret komunal ditë më parë kanë bërë identifikimin e mbi 30 pikave të ndryshme të deponive me mbeturina. Menjëherë pas identifikimit të këtyre deponive inspektorët komunal në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Shërbimeve Publike si dhe dy Kompaninë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”  si dhe Kompaninë Publike  “Ambienti”, gjatë ditës së sotme kanë filluar aksionin për heqjen e tyre.

Aksioni do të vazhdoje edhe ditëve në vazhdim dhe do të bëhet heqja e të gjitha këtyre deponive si ne qytet poashtu edhe në fshatrat e qytetit të Ferizajt.

Inspektoret komunal, drejtues të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe kompanitë publike kanë vendosur edhe shenjat për ndalimin e hedhjes së mbeturinave dhe në të njëjtën kohë kanë që të respektojnë edhe orarin për hedhjen e mbeturinave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img