11,09,2025

YLLI DALLADAKU – një yll i ushtrisë sonë të re. I pari shqiptar i diplomuar në Akademinë prestigjioze Ushtarake në WestPoint – SHBA

Must Read

Të rinjtë çdo ditë po lartësojnë ngjyrat e Republikës, flamurin e Kosovës e krenarinë e gjithë bashkëkombësve. I tillë është edhe ferizajasi, Ylli Dalladaku, djali shembullor, që vite më parë vendosi të bëj karrierë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sot, Ylli diplomon në Akademinë më prestigjioze të Ushtrisë Amerikane WestPoint – SHBA.

Një vlerë e re e krenari e Ferizajt, një ushtarak i mirëpërgatitur për forcat tona të armatosura.

SHBA-të janë aleatët tanë të përhershëm e me  ofrimin e edukimit e përkrahjen e gjithanshme si kjo për të rinjtë tanë, po forcojnë e ndërtojnë çdo ditë themelet e shtetësisë sonë.

Urime Yllit, familjes Dalladaku, Forcave të Armatosura të Kosovës dhe gjithë Ferizajt, ka shkruar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img