Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi mblodhi sot drejtorët komunal përgjegjës dhe akterët tjerë të përfaqësuar nga Burim Sylejmani, pjesë e ekipit vlerësues, për të diskutuar të arriturat e zbatimit të Strategjisë Komunale për Personat me Nevoja të Veçanta në Komunën e Ferizajt dhe Planin e Veprimit 2019-2023.
Nga akterët u vlerësuan përparime të dukshme në zbatim të kësaj strategjie, ku si konstatim doli se 52% e saj tashmë është jetësuar praktikisht.
Kjo strategji e para e këtij lloji në nivel vendi, përmban një mori aktivitetesh dhe objektivash për tu realizuar me qëllim lehtësimin e jetës e veprimtarisë së përditshme të personave me nevoja të veçanta.