Për shkak të numrit të rritur të rasteve me COVID-19 në nivel vendi dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së që të evitohen aktivitetet në hapësira publike për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, ne jemi të obliguar që të respektojmë këto rekomandime të institucioneve përkatëse.
Andaj, aktivitetet e organizuara nga Sektori i Rinisë: ekspozita me fotografi “Pandemia në syrin e të rinjve” dhe ekspozita për 1641 personat e zhdukur “Bashkë për zërat e heshtur” shtyhen për një datë tjetër e që do të njoftoheni me kohë.
Ky është njoftimi i plotë Drejtorisë për Kulturë në Ferizaj
Njoftojmë të gjithë dashamirët e kulturës dhe njerëzit e artit, se anulohen të gjitha aktivitetet kulturore të parapara në muajin qershor, si: “Ditët e Kulturës”, “Dita e Çlirimit”, aktivitete tjera rinore etj.
Kjo vjen nga rekomandimet e instancave më të larta të Komunës së Ferizajt dhe institutit shëndetësor publik.
Ky anulim vlen të paktën për aktivitetet e muajit qershor, për të rivlerësuar pastaj mundësinë e realizimit të aktiviteteve të muajit korrik.
Ndonëse stafi i Sektorit të Kulturës dhe komuniteti artistik, ishin të përgatitur për një varg aktivitetesh, vlerësojmë se shëndeti ynë është më parësor.
Ju faleminderit!