10,09,2025

Komuna e Ferizajt heq taksat për kompanitë e transportit me autobus të udhëtarëve

Must Read

Pandemia e virusit COVID-19 ka shkaktuar dëme në ekonominë lokale. Veçanërisht janë evidentuar dëme në kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus.

Si rrjedhojë e kësaj gjendje, pas vlerësimit të situatës, i pari i Ferizajt, Agim Aliu mori vendim që të liroj për gjatë gjithë vitit 2020, kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus nga taksat komunale për vazhdimin dhe vërtetimin e rendeve të udhëtimit ndërsa me dakordimin edhe të bordit drejtues të NPL “Stacioni i Autobusëve” pasi që ekziston varësia e veprimtarisë mes kompanive të tilla dhe ndërmarrjes përkatëse u mor vendim gjithashtu që për një (1) javë (01.06.2020-07.06.2020), të lirohen nga pagesa e peronizimit, të gjitha kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus, si masë që do të mundësonte rikuperimin më të shpejt e kosto më të ulët të rinisjes së veprimtarisë nga kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus.

Këto masa nisin së zbatuari qysh nga dita e nesërme, 1 Qershor 2020, e si të tilla, të ndërmarra nga qeveria lokale, synojnë që brenda fushëkompetencave të saja, të ndihmojnë biznesin, në rastin konkret kompanitë e transportit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img