Sot Kryetari i degës PAI në Ferizaj, z.Qazim Rrahmani i shoqëruar nga nënkryetari Florim Bajrami ka takuar Kryetarin e Komunës, Agim Aliu.
Rrahmani falënderoi Kryetarin Aliu për bashkëpunimin, menaxhimin dhe për kontributin e dhënë në komunën e Ferizajt gjegjësisht ndaj komunitetit Ashkanli.
Gjatë situatës me virusin Covid-19, komuna e Ferizajt ka ndihmuar dhe asistuar familjet e komunitetit Ashkanli me ndihma ushqimore dhe higjienike. Kjo ndihmë ka lehtësuar jetën e vështir që ishte prezent në periudhën Mars-Maj 2020.
“PAI dega në Ferizaj falënderon dhe është mirënjohëse ndaj Komunës së Ferizajt,në veçanti ndaj kryetarit Aliu,për angazhimin maksimal në ndihmë ndaj komuniteteve për një jetë të barabartë dhe me kushte të barabarta” thuhet në njoftimin e PAI-së
Kryetari Aliu është shprehur se çdo herë do të jemi në shërbim të qytetarëve pa dallim, në kuadër të mundësive dhe kapaciteteve që ka komuna. Poashtu ka falënderuar lidershipin e PAI-së për bashkëpunim në tejkalimin e kësaj situate pandemike.
“PAI dega në Ferizaj do të vazhdon partneritetin e saj politik me Kryetarin Aliu, për të zhvilluar projektet dhe aktivitete në dobi të komuniteteve në Ferizaj, angazhimi ynë do jetë konform kërkesave të qytetarëve pakicë që përfaqësojmë. Besojmë që shpejt Kosova dhe Ferizaj do të kthehen normalitetit jetës dhe shërbimi në të mirë të qytetarëve nuk do të mungon” thuhet në njoftimin e PAI-së, dega në Ferizaj..