29,04,2024

Në prag të festës së Bajramit, Komuna e Ferizajt ndihmoi me pako ushqimore, higjienike e veshmbathje 120 familje ferizajase në nevojë

Must Read

Në prag të festës së Bajramit, Komuna ndihmoi me pako ushqimore, higjienike e veshmbathje 120 familje ferizajase në nevojë. Për afro 100 ditë u ndihmuan afro 5000 familje në nevojë

Komuna e Ferizajt si asnjë komunë tjetër, iu gjend pranë me pako ushqimore, higjienike e veshmbathje, mijëra familjeve në nevojë që pandemia e virusit COVID-19 i solli në vështirësi ekonomike. Janë plot 5000 pako ushqimore, higjienike e veshmbathje përmes së cilave u ndihmuan 5000 familje ferizajase, apo përkthyer në përqindje mbi 20% e popullatës. Aksioni nisi që në ditët e para të pandemisë, ku bizneset vullnetmira ferizajase iu përgjigjën pozitivisht përpjekjes së Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu duke ndihmuar me mijëra pako ushqimore e higjienike. E ky i fundit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu në shtabin emergjent të kryesuar prej tij, krijoi ekipin e veçantë për pakot sociale të cilat çdo familje, çdo personi që kërkoi ndihmë iu përgjigj pozitivisht.

Statistikisht, me afro 1600 pako ushqimore, higjienike e veshmbathje u ndihmuan komunitetet joshumicë, rome, ashkanli, egjiptian, serb, boshnjak, e pjesë e veçantë e mbështetjes ishin edhe organizatat me bazë komunitare të personave me nevoja të veçanta, sindromën Down, nënat vetushqyese, gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, familjet strehuese, qendrat e kujdesit ditor, shoqata e të verbërve dhe me shikim të dobësuar, shoqatat e daluara nga lufta e me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kryetarët e fshatrave e zonave urbane u shpërndanë afro 1800 pako për familjet në nevojë në zonën urbane e rurale, kurse pjesa tjetër u shpërnda për familjet në asistencë sociale, qytetarët që u paraqitën me kërkesën për ndihma në ekipet emergjente, Qendrën Operative Emergjente Lokale, Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale si dhe sipas skemave mbështetëse për skamnorët të përpunuara këto nga Qendra për Punë Sociale.

E me 200,000 eurot që ndau Komuna e Ferizajt si fond emergjent në funksion të pandemisë, u blenë mijëra pako që iu dhuruan familjeve në nevojë. I gjithë ky aksion, tash e gati 100 ditë pati mbështetjen e pakursyer, mbikqyrjen e drejtpërdrejt e gatishmërinë për të ndihmuar nga vet i pari i qytetit, Agim Aliu dhe drejtorit të Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi.

Ky aksion shumëditor, u udhëhoq e u bart nga zyrtarët komunal: Mërgim Sojeva, Bashkim Haxhimusa, Suzana Mustafa, Agon Zhinipotoku, Misin Osmani, Albion Sherifi, Edmond Rexhepi, Ahmet Hoxha e Shefqet Dalipi përmes së cilëve qarkulluan këto mijëra pako, e për të cilën Komuna e Ferizajt shpreh mirënjohje e falënderim publik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img