28,04,2024

Aliu falënderon edhe punëtorët e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj

Must Read

 Kryetari i Ferizajt Agim ka vizituar punëtorët e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj.

Me këtë rast ai ka falënderuar  të gjithë punëtorët shëndetësor për kontributin e tyre në luftë kundër virusit COVID-19 

“Një punë e përkushtim fisnik, i pazëvendësueshëm e hallkë kryesore e makinerisë sonë mbrojtëse kundër COVID-19@” ka thënë Aliu

“Në radhën e gjatë të mantelbardhëve kundrejt COVID-19, pa mëdyshje, punonjësit e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj ishin ballë për ballë me të padukshim armik, në çdo hap të rrezikuar e pa lënë anash se këtë barrë profesionale e bartën jo vetëm për Ferizajn por gjithë komunat e Rajonit të Ferizajt.Një punë e përkushtim fisnik, i pazëvendësueshëm e hallkë kryesore e makinerisë sonë mbrojtëse kundër COVID-19.Falënderova secilin prej tyre, që para familjes, me peshën e ankthit, duke rrezikuar çdo orë-çdo ditë, u rreshtuan vetëm për një synim: ta bëjnë detyrën siç duhet!FALEMINDERIT!” ka thënë Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img