22,04,2025

Edhe 5 raste të reja në Ferizaj. 7 raste me Covid-19 në Kosovë, 23 të shëruar

Must Read

KSHPK ka bërë të ditur se sot janë evidentuar 7 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. 23 persona janë shëruar. Numri total i të shëruarve ka shkuar në 736.

‘’Sot më 17 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 202 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.’’, bën të ditur IKSHPK në një komunikatë.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë.

Instituti bën thirrje për respektim të masave për dalje sa më të shpejt nga kriza pandemike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img