27,11,2024

Si e mposhti Ferizaj koronavirusin

Must Read

Komuna e Ferizajt ishte ndër vendet më të prekura me koronavirus në Kosovë, me mi 100 raste, mirëpo gjithashtu është ndër qytetet me më së shumti të shëruar.

Sot, në Ferizaj janë vetëm 6 raste aktive, duke u shëruar pra nga ky virus mbi 90 persona.

Shumica e persona të infektuar me Covid-19, ishin punëtorë të Kampit Bondsteel në fshaton Sojevë, dhe rastet kontakti me këta persona.

Ditë më parë Ferizajt iu hoq masa e karantimit, ndërsa kjo u pasua me lehtësimin e masave gjë kjo e cila u keqkuptua nga qytetarët të cilët dolën në masë të madhe në rrugë, mirëpo pavarësisht kësaj nuk patë rritje të theksuar të rasteve të reja.

Derisa numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 927, 29 prej tyre nuk kanë mundur t’i mbijetojnë pandemisë.

Ndërsa të shëruar plotësisht janë 671 persona, ndërsa raste aktive mbesin ende 227.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img