27,11,2024

Ministrja e Arsimit jep detaje rreth testit të maturës – këto do të jenë ndryshimet nga vitet e kaluara

Must Read

Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit ka folur rreth mbajtjes së testit të Maturës,  i cili pritet të mbahet në javën e parë të muajit korrik. shkruan Insajderi.

Bajrami ka thënë se testi i maturës nuk do të përfshijë asnjë pyetjet nga mësimet në distancë.

Ministrja bëri me dije se testi përkundër herëve të kaluara do të ketë vetëm 100 pyetje dhe do të zhvillohet vetëm në një raund.

“Testi i maturës do jetë më i kompresuar. Kemi vendosur që prej 200 pyetjeve sa kanë qenë viteve tjera të jenë vetëm 100 pyetje të mos zhvillohet në dy raunde por vetëm një raund. Të zhvillohet në tërë territorin e Republikës së Kosovës në të njëjtën datë dhe në të njëjtën ditë. Do të përmbajë pyetja nga gjuha amtare , gjuha angleze, matematika dhe një lëndë zgjedhore që e zgjedhin nxënësit. Nuk do ketë asnjë pyetje nga përmbajtja e mësimeve që janë zhvilluar në distancë. […] Do jetë nëpër shkolla mund t’i shfrytëzojmë edhe hapësirat e universiteteve. Do i respektojmë në përpikëri rekomandimet e IKSHP-së“, ka deklaruar Bajrami.

Mes tjerash, Bajrami ka potencuar se mësimi në distancë nuk e zëvendëson atë në shkolla. Sipas saj, përmes udhëzimit për vlerësim nuk do ketë telashe për mënyrën e vlerësimit.

Ndryshe, që 23 marsi i këtij viti në Kosovë për shkak pandemisë ka filluar mësimi online. Nxënësit po i ndjekin mësimet në mënyrë virtuale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img