27,11,2024

Rasti i mbrëmshëm me COVID-19 në Ferizaj, sot testohen tetë persona

Must Read

Pas gati tri javësh, Ferizajt i janë kthyer rastet me COVID-19. Mbrëmë atje është konfirmuar një rast i ri. I infektuari është një kirurg, i cili është rast kontakti i një klinike private në kryeqytet. Detaje rreth këtij rasti dhe gjendjes së të infektuarve ka dhënë Kryetari i Komunës, Agim Aliu.

Në një prononcim për Gazetën Express, Aliu ka deklaruar se sot nga kjo komunë do të testohen tetë persona, të cilët kryesisht janë familjarë të të infektuarit.

Ai ka treguar se në këtë komunë i kanë vetëm tri raste aktive me koronavirusin e ri. Thotë se gjendja e të infektuarve është e mirë, derisa për kirurgun që rezultoi pozitiv mbrëmë tregon se ka simptoma të lehta.

“Rasti që doli mbrëmë pozitiv është rast kontakti nga klinika private në Prishtinë. I infektuari është kirurg. Sot do të testohen tetë persona, të cilët janë familjarë dhe persona të tjerë që kanë pasur kontakt me kirurgun e infektuar. Gjendja e tij është e mirë, ka pak simptoma të lehta. Aktualisht në Ferizaj, i kemi vetëm tri raste aktive”, ka thënë Aliu për Express.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se mbrëmë  janë testuar gjithsej 196 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Prej këtyre mostrave, pozitive kanë rezultuar 11 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga Vushtrria, Prizreni, Prishtina dhe Ferizaj.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se deri tani nga i gjithë vendi janë testuar mbi 10 mijë persona.

Udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në MSH, Faik Hoti ka thënë se në mesin e të testuarve ka edhe persona që bartin përgjegjësi publike.

“Deri tash në Kosovë janë testuar 10130 qytetarë të dyshuar ne SARS-COV-2. Në mesin e të testuarve ka edhe persona që bartin përgjegjësi publike”, ka deklaruar ai.

Por, Hoti nuk ka treguar për numrin e zyrtarëve që janë testuar.

“Kriteret epidemiologjike të testimit nuk e njohin termin “zyrtar” apo “jo-zyrtar” me rastin e marrjes së mostrave për testim, por çdo të testuar e konsiderojnë si të dyshimtë, përderisa rezultati i testit nuk e konfirmon të kundërtën”, thuhet në përgjigjet e Hotit drejtuar Gazetës Express.

Nga konfirmimi i dy rasteve të para më 13 mars e deri sot, në gjithë vendin janë konfirmuar 895 raste me COVID-19. Deri tani janë shëruar 657 persona, derisa betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 29 persona.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img