27,11,2024

Ferizaj: Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Must Read

Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj kishte marr sot pamje të gëzuar. Ishin mbledhur aty, qindra punonjës shëndetësor në shënim të Ditës së Infermierisë. Me mesazhet e shkruara pëe kujdesin gjatë pandemisë, që përçonin përmes dritareve të objektit të QKMF-së, u mirëprit i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me anëtarët e Shtabit Emergjent, drejtorët komunal e të tjerë, me ç’rast nisi manifestimi dedikuar kësaj dite.

Falënderues për kontributin e tyre të pashoq gjatë kësaj pandemie, të mjekëve e infermierëve, stafit shëndetësor u shpreh Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Ai tha se është krenar që është kryetar i Ferizajt, me kaq shumë profesionist shëndetësor të përkushtuar që dëshmuan veten e betimin e dhënë jo vetëm gjatë kësaj pandemie por edhe në rrethana të tjera ku roli i mantelbardhëve ishte jetik për popullatën.

Vlerësim për punën e punonjësve shëndetësor dha edhe drejtori i DSHMS-së, Bekim Ademi. Urim për infermierët dhanë edhe drejtues të institucioneve shëndetësore. Drejtorja e QKMF-së, Nadire Imeri u shpreh mirënjohëse e çmoi lartë kontributin e stafit shëndetësor gjatë gjithë pandemisë. Njashtu me nota të larta vlerësimi u shprehën edhe koordinatori i cilësisë në QKMF, Dr. Afrim Rexhepi, kryeinfemieri Selim Bega si dhe kryeinfermierja nga Spitali Rajonal, Linda Viça.

Me këngë dedikuar profesionit më fisnik, atij të mjekut, falënderime e vlerësim të bashkëpunimit gjatë kësaj etape epidemike, u mbyll manifestimi dedikuar 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img