27,11,2024

Restauranti i një ferizajasi në Texas, po ushqen falas mjekët, policët dhe zjarrëfikësit – Ja se si i falenderohen ata (VIDEO)

Must Read

Resturanti i një ferizajasi në Houston të Amerikës ka marrë jehonën e miliona amerikanëve për gjestin e madh që ka bërë gjatë kohës së pandemisë, COVID-19.

Bëhet fjalë për “Joe’s Italian Restaurant” i cili është nën pronësi të Joe Haliti dhe vëllait Nick Haliti, ferizajas të emigruar shumë kohë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët me zemërgjersinë e tyre po përgaditin ushqime falas për qindra punëtorë emergjent, respektivisht: personelin mjekësor, policët dhe zjarrëfikësit amerikan në qarkun Montgomerit, të Houstonit.

Në shenjë falenderimi, ditë më parë një konvoj i policisë dhe zjarrëfikësve amerikan me sirena të lëshuara dhe defilim për-rreth restaurantit kanë përshëndet kontributin “Joe’s Italian Restaurant”, që për pesë javë ka ushqyer punonjësit e emergjencës në Conroe të Texas-it.

Ndërkaq në një reportazh të publikuar nga FOX 26, pronari Joe Haliti, ka theksuar se restaurant i tij po planifikon të vazhdojë të shërbejë ushqim falas për të gjithë punëtorët emergjent në qarkun Montgomery gjatë krizës me COVID-19.

I pyetur nga FOX26, përse po jepni ushqim falas, Haliti, tha se ai dëshiron që mjekët, policët dhe zjarrëfikësit të jenë të sigurt.

“Në këtë mënyrë ata mund të qëndrojnë në zyrën e tyre dhe dikush mund t’ua dërgoj ushqimin atyre”, tha Haliti.

“Ne e kuptojmë se kjo mund të funksionojë më mirë sesa ata të përpiqen të marrim drekën e tyre” – ka deklaruar Haliti.

Si të gjithë restorantet gjatë kësaj pandemie, edhe Haliti po mundohet ta mbajë biznesin e tij funksional duke punuar me porosi. Por për shkak të bujarisë së tij, ai dhe disa nga punonjësit e tij kalojnë orë të tëra çdo mëngjes duke përgatitur qindra shujta. “Ne kemi rreth 80 departamente që ushqimin i’a pregadisim me rotacion çdo ditë 8 deri në 12 departamente në ditë, disa ditë më pak a më shumë thjesht varet nga departamentet, tha Haliti.

“Departamentin e Policisë në qarkun Montgomery Shenandoah Willis PD, të gjitha zonat e prefekturës si dhe spitalin e qarkut të Montgomerit”. Pavarësisht se sa do të zgjas kjo pandemi, Haliti thotë se ai do të ushqejë punëtorët emergjent falas.

 “Ata e meritojnë këtë për punën që po e bëjnë në vijën e parë të frontit duke rrezikuar jetën e tyre, së paku ne mund të bëjmë një gjest të vogël që është të mirë për ata,” tha Haliti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img