23,11,2024

“Save the Children” dhuroi 42 pako me materiale mësimore për shkollat e Ferizajt

Must Read

Qëndrimi në shtëpi gjatë pandemisë është sfidues, por këtë më të lehtë do ta kenë nxënësit e shkollave “Naim Frashëri” në Zaskok, “Astrit Bytyçi” në Ferizaj, “Jeta e Re” në Greme dhe Qendra e Kujdesit me Bazë në Komunitet që përfituan gjithsej 42 pako me materiale didaktike, libra, lodra, broshura informative dhe pajisje higjienike nga organizata “Save the Children” në kuadër të dy projekteve që zhvillon kjo organizatë, atë të zhvillimit dhe edukimit në fëmijëri të hershme 0-6 vjeç përfitues të së cilës janë fëmijët e këtyre moshave, si dhe projektit “Aksioni për gjithëpërfshirje” nga e cila përfitojnë nxënësit me nevoja të veçanta.

Falënderues për këtë donacion i cili i mundëson fëmijëve të zhvillojnë aktivitet edukativ në kushte shtëpie, u shpreh drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani. Ai tha se ky kontigjent materialesh ka peshë për nxënësit e shkollave të Ferizajt dhe se në këtë mënyrë po provohet bashkëpunimi i shkëlqyer e i vazhdueshëm mes Drejtorisë së Arsimit dhe organizatës “Save the Children”.

E zyrtarja për gjithëpërfshirje pranë DA-së, Doruntina Asllani e cila pranoi këtë donacion që u shpërnda në shkollat e lartcekura tha se nisma të tilla kanë rol tejet pozitiv në komunitetin e nxënësve, veçanërisht kur përfshirja brenda kategorive moshore është e tillë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img