28,11,2024

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Ferizaj shënon sot 30 vjetorin e themelimit

Must Read

Me këtë rast, me njē postim anëtarēsisë i është drejtuar kreu i degës, Muharrem Sfarqa.

 Të nderuar anëtarë  e simpatizantë të LDK- së  në Ferizaj,

     Sot, Dega e LDK – së në Ferizaj mbush 30 vjet nga  Kuvendi i parë  themelues  i saj.

Por, ky  jubile i veçantë që do të  duhej  të  shënohej më mirë  se çdo  5. maj tjetër  festiv,  po shënohet në një mënyrë  tjetër. Pra jo ashtu  siç jemi mësuar tradicionalisht: me tubime  të anëtarësisë,  afër  njëri- tjetrit, duke nderuar  veprimtarë  të devotshëm,  duke  përkujtuar  ata që  nuk  janë  në  mesin  tonë,  duke vlerësuar  kontribuesit  e veçantë me mirënjohje e falënderime  apo edhe  me çmimin më prestigjioz  të  Degës, ate “Ibrahim Rugova”, duke  anëtarësuar  të  rinj  në parti  apo edhe  duke u betuar bashkë  për  angazhime  edhe  më  të  mëdha  të gjithësecilit, në mënyrë  që  LDK  në Ferizaj të rritet  e të  jetë  edhe  më  e fortë.

Dëshiroj që asnjëherë të mos  jemi  të  detyruar  që kremtet tona  t’i  bëjmë  nga  distanca, të  mbyllur  e pa qenë  afër  njëri-tjetrit edhe fizikisht.

Kjo sfidë  e izolimit, për shkak  të pandemisë, na  obligon që në  të  ardhmen të  angazhohemi  edhe  më  shumë  për LDK-në dhe për  të  ardhmen  tonë  të  përbashkët e ta kompensojmë  kohen  e humbur.

Në këtë  ditë të veçantë,  me mburrje  konstatojmë  se është  LDK e vizionit  rugovian,  ajo që vuri  bazat  e lirisë,  pavarësisë  dhe demokracisë  në  Kosovë.

Edhe në Ferizaj, LDK kostituoi  institucionet  e para komunale pas luftës, në qeverisjen  e saj  të  parë  demokratike. Por, qeverisja  e  LDK-së, ( 2013 – 2017 ) i dha hov të  përshpejtuar  e të  pandalshëm zhvillimit  ekonomik  të  Komunës së Ferizajt në  të  gjitha  segmentet  përbërëse  zhvillimore në investimet  infrastrukturore,  arsimore,  shëndetësore, kulturore, sportive etj. Në atë periudhë, ndihma  e Qeverisë  së  Republikës  së  Kosovës,  e udhëhequr  nga  Akademik Isa Mustafa ndaj Komunës  së Ferizajt  ishte mbështetje ndaj një  komune me prioritet,  projektet  milionëshe  të  së  cilës po vazhdojnë  të  realizohen  edhe  sot,  pavarësisht përpjekjeve  për  përvetësimin  e tyre  nga  pushtetarët  e sotëm  komunal.

 Ndërkaq,  pakot  e politikave fiskale të  asaj qeverie janë  temë  e bisedimeve  edhe  sot  nga  ndërmarrësit  privat sepse   lehtësirat  e tyre  ndikuan  në krijimin  e bizneseve  të  reja,  zgjërimin  dhe  forcimin  e atyre  ekzistuese,  në  rritjen  e numrit  të  të  punësuarëve dhe  në  ngritjen  e mirëqenies  ekonomike  dhe  sociale e përmirësimin  e kualitetit  të  jetës  së  qytetarëve.

E sotmja po  tregon  se qytetarët  e Ferizajt  dhe  të  Kosovës meritojnë  një  qeverisje  më  të  mirë dhe alternativa  e vetme,  më  e mirë  e më  e sigurt është  Lidhja  Demokratike  e Kosoves.

Te dashur  veprimtarë,

Dega  e LDK- së në Ferizaj, sot  është fuqia  e tretë  politike brenda  Lidhjes  Demokratike  te  Kosoves, për  nga  numri i votave,  duke  u renditur  menjëherë  pas Degëve  të LDK-së në Podujevë  dhe  Pejë.

Ajo është  e perfaqësuar  në  të gjitha  nivelet  e larta  të saj, si në Kuvend, K.P. e në Kryesi  të  Lidhjes  Demokratike  te Kosoves.

Dega jonë e LDK-së i dha kuadro  të  shumta  Ferizajt  dhe Kosovës,  të cilët  me punën e tyre  të përkushtuar  mbeten shembuj të  përfaqësimit  të  LDK së.

 Në këtë  jubile,  dua  të  uroj  e falënderoj të gjithë  veprimtarët  e LDK-së dhe  familjet  e tyre që  për 30 vite ishin bashkë  me Degen  e LDK se në Ferizaj,  të cilët   me kontributin  e tyre të  pakursyer, ndikuan që LDK të jetë  faktori  dhe  subjekti kryesor e   më  i rëndësishëm  politik  në Ferizaj.

Falënderoj dhe uroj  me përzemërsi anëtarët  e strukturave  të Deges, kryesinë, kryetarët  e kryesitë  e nëndegëve,  Forumin  e  Rinisë e  Forumin e Gruas, anëtarët  e Kuvendit,  asamblistët tanë  në  Kuvendin  e Komunës  dhe  të  gjithë  kolegët  e bashkëpuntorët e mi,  me të cilët  bashkëveprova në  këto 8 vitet  e fundit në cilësinë  e kryetarit të Deges  së  LDK së në Ferizaj.

Ju ftoj  të  punojmë  edhe  në  të  ardhmen  për  fitoret  e LDK-së, që i duan  e i presin  ferizajasit  tanë.

Urime  pra  ky jubile – 30 vjetori  i Deges  së  LDK së në Ferizaj!

Gezuar!

Muharrem Sfarqa

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img