Komuna e Ferizajt në kuadër të aktivitetit për të ndihmuar familjet në nevojë në kohë pandemia ka vazhduar me shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike. Sipas informative të publikuara nga kryetari i Ferizajt Agim Aliu, vetëm gjatë kësaj javë janë shpërndarë 1200 pako ushqimor dhe higjienike për familjet në nevojë, ndërsa nga filli i pandemisë janë mbi 4000 pako.
“1200 pako ushqimore e higjienike ndamë për më nevojtarët vetëm gjatë kësaj jave. 4000+ pako ushqimore e higjienike ndamë për më nevojtarët që nga fillimi i pandemisë së virusit COVID-19 deri më tani. Mbi 20% e popullatës së Ferizajt, familjeve të përballur me vështirësi ekonomike iu gjendëm pranë. Kjo është dora e kujdesit nga Komuna e Ferizajt për më nevojtarët. Ky është solidariteti i pashoq i bizneseve lokale e donatorëve që na bën të kapërcejmë më lehtë këtë pandemi, ky është Ferizaj solidar e unik. Faleminderit ekipeve tona vullnetare, kryetarëve të fshatrave e zonave urbane, që pandalshëm shpërndanë mijëra pako në adresat e më nevojtarëve” ka shkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu.