08,02,2026

Ferizaj insiston që të hiqet nga karantina

Must Read

Komuna e Ferizajt qëndron në krye të listës sa i përket numrit të personave të prekur me Covid 19. Numri i të prekurve aty është 98 qytetarë. Megjithatë, gjatë ditëve të fundit në këtë komunë nuk është shënuar as edhe një rast me Covid 19.

Por, kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, në një lidhje direkte për Express ka thënë se kanë bërë kërkesë që Ferizaj të hiqet nga zona e karantinimit.

“Ferizaj ditëve të fundit ka lajme të mira. Nga testimet e fundit të gjitha rastet kanë rezultuar negativ. Ky është një lajm i mirë pas rasteve të para. 98 persona i kishim të prekur me Covid pozitiv. Tash jemi në një fazë tjetër. Të prekurit janë duke u shëruar. Ne jemi duke kërkua që të hiqemi nga zona e karantinës. Besojmë që tash është koha që të hiqemi nga karantina”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img