27,11,2024

Të divorcuarit në Ferizaj të shqetësuar se s’po i shohin fëmijët në kohë pandemie

Must Read

Situata e pandemisë i ka vështirësuar edhe kontaktet e fëmijëve me prindërit e shkurorëzuar në Komunën e Ferizajt. Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, duke u bazuar në rekomandimet e nivelit qendror, ua kanë ndërprerë kontaktin brenda objektit të këtij institucioni. Ndërkohë rekomanduan prindërit që të gjejnë mënyra alternative për të bashkëbiseduar me fëmijët e tyre.

Adelina Rexhepi-Braha, psikologe dhe udhëheqëse për punë sociale në këtë institucion, ka thënë se gjatë periudhës së pandemisë shumica e prindërve nuk po arrijnë t’i takojnë fizikisht fëmijët. Sipas saj, në aspektin psikologjik kjo gjendje i rëndon më së shumti fëmijët, të cilët me padurim e presin ditën e kontaktit me prindin, raporton KOHA.

Sipas saj, bashkëshortët në Kosovë ballafaqohen me sfida pas shkurorëzimit, rrjedhimisht as fëmijët nuk janë të përgatitur për këtë.

Në anën tjetër, ka individë që edhe gjatë periudhës së pandemisë lejuan kontaktet e fëmijës me prindin tjetër. Robert Xherxhi nga Ferizaj tha se ka lejuar djalin e tij 10- vjeçar që ta takonte nënën sa herë që ka dëshiruar.

Ndërkaq drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi, ka thënë se të gjitha këto familje, sipas nevojës, përkrahen me pako ushqimore dhe higjienike.

Qendra për Punë Sociale në Ferizaj ka të regjistruar mbi 40 lëndë të shkurorëzimeve e në rrethana të zakonshme ka për obligim t’i realizojë edhe kontaktet e prindërve me fëmijët e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img