11,10,2025

MIA: Ndalohet qarkullimi i tërësishëm në rrugën Brezovicë – Prevallë shkaku i punimeve

Must Read

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, informon publikun se janë duke u zhvilluar punimet në asfaltimin e segmentit Brezovicë-Prevallë. Andaj ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugorë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të asfaltimit të kësaj rruge në këtë pjesë. Gjatë kësaj kohe qarkullimi i automjeteve është i ndërprerë tërësisht”, thotë MIA.

Tutje bëhet e ditur se punimet do të vazhdojnë deri më 2 maj 2020.

MIA kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhjet lokale nesër, KQZ sot shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna, kamera sigurie në secilin vendvotim

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sot do të bëhet shpërndarja e materialit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img