28,11,2024

Shpërthen gypi i një hidrocentrali në Firajë të Shtërpcës

Must Read

Banorët e fshatit Firajë të Komunës së Shtërpcës që nga orët e mëngjesit po përballen me vërshime si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor në një hidrocentral.

Ujërat kanë shkaktuar dëme mjaftë të mëdha edhe në infrastrukturën rrugore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtare të institucioneve publike.

Agron Rushiti banor në rrethinën e Firajës, ka thënë se rrjedha e ujit në masë të madhe mund ta dëmtoi e gjithë pjesën e rrugës pikërisht te vendim i quajtur “kthesa e madhe” në Firajë. Sipas tij, përfaqësuesit e hidrocentralit duhet ta riparojnë këtë defekt dhe mos të përsëritët asnjëherë.

“Nëse vazhdojnë këso gërryerjesh, një ditë kodra e fshatit “Viçë e Vogel” afër Firajës nuk do të ekzistojë. I njëjti fat po i përgaditet edhe disa fshatrave si dhe vetë Lugines së Lepencit e deri te Brezovica në të cilat lokalitete po ndërtohen shumë hidrocentrale”, ka thënë Rushiti, raporton Koha.

Sipas tij, bizneset e hidrocentraleve ua morën banorëve ujin natyror por edhe bukën e gojës derisa parcelat bujqësore nuk mund të ujiten pasi që rrjedha e lumit Lepenc po futet nëpër gypa.

“Ujin na e morën bashkë me bukën e gojës. Tash radhën e kanë edhe trojet bashkë me varret e të parëve me i shlyer nga faqja e dheut. Pse o njerëz të pangopur, pse s’na leni ta gëzojmë ujin tonë, tokën tonë, ardhmërinë tonë”, ka thënë Rushiti.

https://www.facebook.com/agron.rrushiti/videos/2737176646409343/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img