Nga 23 mostra konfirmohen edhe 2 raste të reja të infektuar me CoronaVirus në Ferizaj
Nga njoftimet që sapo pranuam nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kemi edhe 2 raste të reja të konfirmuara pozitive me virusin COVID-19, nga 23 mostra sa janë marr për testim.
Numri i të infektuarve presim të ulet me zbatimin strikt të izolimit dhe reagimin e shpejt të profesionistëve shëndetësor e të tjerë në shërbim gjatë këtyre ditëve të pandemisë.
Duke i dëshiruar shërim të shpejt të prekurve me virusin COVID-19, përsërisim apelin për qëndrim në shtëpi.
Skjarim: Edhe pse në raportin e IKSHP-së shkruan 1 rast në Ferizaj, në raportin zyrtarë i dërguar Komunës së Ferizajt janë dy persona, e ku janë edhe me emër dhe mbiemër. Nuk bëhet fjalë për panik por vetëm për informatë.